ElzuKi (Eltern zusammen mit Kindern) –

Prindërit bashkë me fëmijët

Bota është bërë internacionale, edhe në mjedisin shkollor. Projekti ElzuKi u drejtohet posaçërisht prindërve shumëgjuhësorë, edhe nga rrethet kulturore jashtë evropiane.

Si mund t’i përkrahin prindërit fëmijët e tyre në shkollën zvicerane?

Në projektin ElzuKi u ofrohet prindërve një ndihmë në mënyrë që fëmijët e tyre t’i përkrahin në realizimin e qëllimeve mësimore sipas cikleve. ElzuKi përfshin:

  • Kurs prindërish deri më 10 leksione në një vit shkollor
  • Nga kopshti parashkollor deri në klasën e tretë
  • Fletë detyrash në 7 gjuhë
  • Udhëheqës i kursit: Edukatorja ose ose mësuesi/mësuesja i/e klasës
  • Përkujdesje gjatë mbrëmjeve kur mbahet kursi
  • Pjesëmarrja për prindërit është falas.

Udhëheqja e kursit ElzuKi bëhet nga edukatorja ose mësuesi/mësuesja i/e klasës për prindërit e klasës së tyre. Ata përgatiten për këtë në një seminar. Për një përkujdesje të mëtejshme është një Hotline në dispozicion.

Përmbajtja e kursit

Në mbrëmjet e kursit prindërit do të njihen me qëllimet dhe metodat e shkollës sonë fillore. Në qendër të kësaj janë ushtrimet praktike. Lojërat mësimore do të provohen gjithashtu, prindërit do të marrin detyrat, të cilat do t’i mësojnë me fëmijët e tyre në shtëpi. Kështu prindërit do të njihen se si mësuesi/mësuesja punon me fëmijën e tyre. Kjo ndikon në të shumtën e herëve në një rezonancë pozitive dhe mund të çojë tek sukseset më të mira shkollore.

Përmes bisedave do të përpunohen paralelet dhe dallimet e sistemeve të ndryshme shkollore. Përmes reflektimit të përvojave personale shkollore mund të përdoren këto përvoja si një pasuri. Qëllimi është që të forcohet kooperimi mes mësuesve dhe prindërve në përpjekjet e përbashkëta për përparimin e fëmijëve.


Übersetzungen

Albanisch | Italienisch | Portugiesisch | Serbisch/Kroatisch/Bosnisch
Spanisch | Türkisch | Tamilisch

» Druckversion

 
 


Wie sich ElzuKi
auswirken kann:
Erfahrungsbericht

» weiter